Aktualitet

“Kosova ka kusuret e saj”, Rama, thirrje BE-së: Merrni në dorë dialogun, mund të kemi konflikt të armatosur!

“Kosova ka kusuret e saj në procesin e dialogut dhe normalizimit, por asnjë prej tyre nuk justifikon situatën e krijuar sot në veri të saj.”

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat nga Kryeministria, me fokus në zhvillimet e fundit në Banjskë ku u vra një polic i Kosovës pas përplasjes me një grup terrorist serb.

Teksa kërkoi edhe një herë nga Bashkimi Europian që të tregohet më i prerë me Serbinë për këtë çështje, kryeministri nuk i kurseu kritikat për Kosovën dhe mënyrën sesi ka rrjedhur dialogu deri më sot. Më i ashpër se zakonisht, Rama është treguar edhe ndaj homologut të tij serb, Aleksander Vuçiç.

“Polici i Kosovës, u vra nga njerëz të armatosur rëndë dhe të veshur me uniformë ushtarake. Për Begradin zyrtar ata janë të denjë për ta ulur në gjysmështize flamurin e Serbisë. Ky është një karshillëk, sa ilegal nga ana e grupit, aq edhe institucional ndaj shtetit serb…”

Teksa solli në vëmendje se situata e krijuar në Veri ishte e paralajmëruar, kreu i qeverisë i bëri thirrje Bashkimit Europian që të jetë më prezent në procesin e dialogut.

“Gjërat mund të shkojnë larg. Dhe shumë shpejt. Duhet ngritur niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik në dialog dhe shpejt… Vonesa mund të sjellë një stok viktimash të një konflikti të armatosur.”

Në vazhdën e situatës së krijuar, Rama theksoi se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, ndërsa nga drejtuesit e kësaj të fundit kërkoi që të “mos i frynë më zjarrit të nacionalizmit.”

/a.r

#Kosova #kusuret #saj #Rama #thirrje #BEsë #Merrni #në #dorë #dialogun #mund #të #kemi #konflikt #të #armatosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button