Punonte si modele/ Kush është 27-vjeçarja nga Lushnja, e arrestuar me grupin e Laert Haxhiut

Operacioni “Never Forget” që çoi në zbulimin e 6 vrasjeve dhe 7 ngjarjeve të rënda kriminale si grabitje dhe shkatërrim i pronës me tritol, ka bërë që të përfundojnë pas hekurave 11 anëtarë të grupit të Laert Haxhiut dhe të shpallen në kërkim 4 të tjerë.
Mes të ndaluarve nga policia dhe FNSH mbrëmjen e djeshme është edhe një vajzë 27-vjeçare. Për të renë është në fuqi një urdhër-ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.
Policia sqaron në deklaratën për shtyp mbi operacionin se Klea Gjata (27 vjeçe), banuese në Lushnjë, është e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për disa nga ngjarjet kriminale ku autor është Laert Haxhiu.
Pas shoqërimit nga policia, Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave sipas procedurës përkatëse për verifikime të mëtejshme.
27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, mësohet se ka pasur shoqëri me Laert Haxhinë. Ajo ka punuar edhe si modele për sallone bulurie dhe agjenci fotografie.
4-Endrit Çaushi
#Punonte #modele #Kush #është #27vjeçarja #nga #Lushnja #arrestuar #grupin #Laert #Haxhiut