Aktualitet
“Tradhtar, maskara, pis…”/ Pse po largohen kandidatët e Alibeajt, Genc Burimi zbardh prapaskenat

Gazetari Genc Burimi tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidatët e nxjerrë nga Enkelejd Alibeaj po largohen sepse nuk duan të mbajnë peshën e humbjes.
Sipas tij, nëse një kandidat i Berishës do të humbte për shkak të atyre votave që do të merrte një i Alibeajt do ta ngarkonte këtë të fundit me përgjegjësi të madhe.“Sepse kanë frikë që nesër të mbajnë peshën e humbjes; tradhtar, masakra, pis. Imagjinoni sikur në Korçë të humbë kandidati i Berishës për ato vota që do marrë kandidati i Alibeajt. Mban një peshë emocionale, politike, historike”, tha Burimi.