Tech

Bardhi: Berisha e Basha nuk ikin. Dështuam me strategjinë e “14 Majit”, gjendja e opozitës ka prekur shoqërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftuar në “Real Story” ndër të tjera foli edhe për zgjidhjen ideale që mund të ketë opozita në këtë moment, që është largimi i Bashës dhe Berisha, zgjidhje e cila sipas tij nuk mund të ndodhë në këto kushte.

I gjendur në këto kushte, Bardhi theksoi zgjidhja e vetmja ishte të nisej nga komunikimi dhe të bëjnë opozitën funksionale në parlament dhe të kryejë mision e saj.

Bardhi theksoi se PD e Bashës dështoi me strategjinë e “14 Majit”, ndaj duhet një strategji e ri dhe ata që vazhdojnë po me atë strategji kanë dalë nga funksioni i vet i të qënit opozitar.

“Është zgjidhja më e mirë brenda PD. Nuk ikën as Berisha dhe as Basha, konflikti do të vazhdojë të jetë i ndezur.

Sa kohë unë nuk kam asgjë në dorë, për të bindur Berishën apo Bashën, që do duhet të gjejmë një zgjidhje me një lidership të ri dhe me garë të rregullt.

Por jemi në kushte kur nuk e kemi një gjë të tillë. Ndaj për të mos humbur më kohë, të nisin ta bëjmë opozitën funksionale të parlament dhe të kryejë mision e saj.

Provo të bësh një shkrim për qeverinë, askush nuk i bie telefonit. Qeveria është në kushte shumë të favorshme, është shumë rehat dhe komode.

Ajo gjendje në të cilën është opozita, ka prekur shoqërinë dhe Shqipërinë.

Sot kur flasim për zgjidhje PD, flasim se kush është alternativa më e mirë për qytetarët që të jemi alternativë.

Sa kohë nuk e zgjidhim të parë, unë kam gjykuar ta nisim kështu. Duke komunikuar, ne nuk komunikonim me njëri- tjetrin, ne komunikonim nëpërmjet televizorit.

Kur ne kemi nisur këtë betejë dhe Basha është i ndërgjegjshëm, ka pasur një strategji të caktuar, që ra në 14 maj. Dhe një opozitë e përgjegjshme, që nuk do ta lërë vendin pa opozitë, të kërkon që t’i të ndërtosh një strategji të re.

Kur nisi beteja ishte që PD do forcohej, si sigurisht që të bëhesh alternativë për 2025, nuk mund të bëhesh me atë rezultat që morëm në 14 Maj.

Kush i shkon akoma asaj strategjie, ka dalë nga funksioni i vet i të qenit opozitar. Unë diferencën time me Berishën, e bëj nëpërmjet çështjeve , apo ideve, apo qëndrimeve që lidhen me një çështje të caktuar. Si rregull ne duhet të kemi të njëjtën mendim për çështjen tona, por kjo nuk ndodh.

Berisha është në opozitë, a e bën opozitën si unë, a është kjo opozitë ajo që duhet, unë nuk mund a gjykoj. Ai është faktor në opozitë dhe nuk mund të ketë zgjidhje për opozitën pa Berishën” tha Bardhi./m.j

#Bardhi #Berisha #Basha #nuk #ikin #Dështuam #strategjinë #Majit #gjendja #opozitës #prekur #shoqërinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button