Tech

“Hetimet do të zgjasin”/ Zv. drejtori i Policisë pas aksionit në Banjskë: Nuk patëm qëllim të vrisnim askënd

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje për aksionin e fundit të policisë në Banjskë, ku ka thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë vrasja e grupit sulmues, por lirimi i terrorit nga grupi i armatosur. Duke folur para mediave nga vendi edhe ku ndodhi sulmi terrorist të dielën, Elshani tha se hetimet për këtë rast do të zgjasin edhe një kohë të gjatë.

“Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë, sepse edhe për ne është interesante pse ky vend me u zgjedh në këtë formë dhe cili ka qenë qëllimi i këtyre njerëzve të armatosur me arrit me këtë vend këtu”, tha Elshani.

Elshani shtoi se bastisjet, kontrollet sa i përket zonës së banimit kanë përfunduar.

“Kemi bë kontroll goxha të mirë edhe të rrethit, por nuk autorizohet lëvizja në këtë vend sepse ka mundësi të ketë mjete të paeksploduara sepse kemi gjetur shumë në mal. Do të dalin ekipe për kërkime. Autorizimi për ju (mediat) është bë që të mos ketë terr informativ, por konsiderojmë se rreziku s’ka kaluar ende edhe pse konsiderojmë se një numër të madh të pajisjeve dhe gjësendeve i kemi gjetur”, tha zëvendësdrejtori i policisë në veri./m.j

#Hetimet #të #zgjasin #drejtori #Policisë #pas #aksionit #në #Banjskë #Nuk #patëm #qëllim #të #vrisnim #askënd

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button