Shëndeti
Vrasja e Prekë Tonajt / Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi atentati, mashtroi para hetuesve

Policia ka vënë në pranga Gegë Tefaj, të shpallur në kërkim për dhënien e një dëshmie të rreme. 53-vjeçari ka mashtruar para uniformave blu, lidhur me një vrasje të ndodhur në lokalin e tij, në shkurt të vitit 2022. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Prekë Tonajt.
Viktima Preke Tonaj, u ekzekutua disa momente pasi hyri në ambientet e lokalit të 53-vjeçarit.
Një person i maskuar u fut brenda në lokal, kërcënoi klientët e tjerë që të mos lëvizin dhe i është afruar viktimës. Pasi i ka komunikuar një mesazh ai e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
/a.r
#Vrasja #Prekë #Tonajt #Arrestohet #pronari #lokalit #ndodhi #atentati #mashtroi #para #hetuesve