Video/ Gallatë te Galatasaray: Penalltia me pasim e Mauro Icardi është katastrofë

Provuan të imitonin dyshen e famshme Suarez-Messi, por për Mauro Icardi dhe Kerem Aktürkoğlu ishte thjesht një turpërim. Dy lojtarët e Galatasaray, në ndeshjen kundër Istanbulspor (në fund fituan 1-0), lanë nam, në kuptimin negativ të fjalës. Të dy tentuan të kryejnë penalltinë e ‘famshme’ me dy lojtarë. Një prekje e lehtë e turkut nga pika e bardhë dhe goditja pastaj e argjentinasit. Portieri shkoi në drejtimin e gabuar, por topi i goditur nga Icardi doli jashtë në mënyrë sensacionale.
Lexo më tej:Video/ Braga hesht Athinën, Icardi udhëheq Galatasaray: në grupet e Champions edhe Young Boys
Duhet të ishte gjëja më e thjeshtë e botës, spese porta ishte krejtësisht e zbrazët. E pra megjithatë tifozëve të Galatasaray iu mbyt britma gol në fyt. Penalltia ishte një dështim total. E ironia e internetit ndaj sulmuesit argjentinas ka ardhur me shpejtësinë e dritës. Qendërsulmuesi argjentinas, më pas shënoi golin e fitores, por të gjithë mbajnë mend vetëm mënyrën skandaloze të humbjes së penalltisë. Të fundit që e arritën këtë me sukses ishin dy yjet e Barcelonës. Në data 14 shkurt të vitit 2016 (Barcelona-Celta Vigo 6-1), goli u shënua nga uruguaiani i asistuar nga Pleshti. Këtë herë nuk ishin yjet e Barçës e rezultati shkoi ndryshe.
Le penalty que vient de louper Galatasaray. 😱😱
Mauro Icardi. 😭
🎥 @beINSPORTS_TR pic.twitter.com/eZEYhUOVXg
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 26, 2023
#Video #Gallatë #Galatasaray #Penalltia #pasim #Mauro #Icardi #është #katastrofë
Lapsi