Aktualitet

Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

Një tentativë vjedhje ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 49-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një makinë në lagjen 12. 49-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për vjedhje e mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të punonjësve të patrullës së Policisë, pas denoncimit të një qytetari se po tentonin t’i vidhnin automjetin, arrestohet në flagrancë autori. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


#Tentoi #të #vidhte #një #makinë #arrestohet #49vjeçari #në #Durrës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button