Aktualitet

Ikona e filmit i nënshtrohet një operimi urgjent.

Sophia Loren iu nënshtrua një operacioni urgjent të dielën pasi pësoi disa fraktura, duke përfshirë një në kofshën e saj, pasi u rrëzua në shtëpinë e saj në Zvicër.

Ikona italiane, e cila mbushi 89 vjeç më 20 shtator, ra në banjën e saj dhe pësoi disa fraktura në ijë dhe një frakturë të rëndë në femurin e saj që kishte nevojë për operacion, tha një burim i afërt me aktoren për ‘The Hollywood Reporter’. Burimi shtoi se mjekët janë optimistë për rezultatin e operacionit dhe shërimin e Loren, i cili do të përfshijë një rikuperim të shkurtër dhe më pas një rehabilitim të gjatë.

Lajmi për rënien e Loren u dha nga një restorant që ajo do të hapte në qytetin italian të Barit më 26 shtator – restoranti i katërt i tillë që mban emrin e saj. Aktorja do të merrte edhe një titull nderi nga qyteti, por tashmë të gjitha angazhimet e saj janë anuluar.
Burimet thonë se djemtë e aktores Carlo dhe Edoardo janë pranë saj në spital. Edoardo drejtoi Loren në filmin e saj më të fundit artistik, filmin e Netflix ‘The Life Ahead’, i cili i dha asaj një çmim ‘David di Donatello’ për ‘aktoren më të mirë’. Në vitin 2021, ajo ishte subjekt i dokumentarit të Netflix, ‘What Would Sophia Loren Do’?


Dalja e fundit publike e Loren ishte në shfaqjen e modës së Armani në Venecia më 2 shtator, mbajtur gjatë Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia.

I urojmë shërim sa më të shpejtë.

#Ikona #filmit #nënshtrohet #një #operimi #urgjent

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button