Nga Ekuadori në Spanjë, kapen 1.7 ton kokainë të fshehura në kontejner! Arrestohet shqiptari i trajnuar ushtarakisht

Një sasi prej 1.700 kg drogë është kapur në portin e Valencias në Spanjë. Kokaina ishte fshehur në kontejnerë që kishin ardhur nga Ekuadori.
Sipas mediave spanjolle, trafikantët kishin krijuar hapësira në trarët e dyshemesë së kontejnerëve ku droga ishte fshehur mes kutive me fruta.
Ndonëse policia e konsideroi këtë rrjet të çmontuar dy vite më parë, hetimi ka zbuluar se ai ruante një infrastrukturë funksionale.
Gjatë operacionit, u arrestua një prej anëtarëve të kartelit të drogës, i cili është shtetas shqiptar i tranjuar ushtarakiusht dhe njohuri të gjera operacionale, i cili do të mbikëqyrte shkëmbimin e drogës.
Gjatë hetimeve janë zbuluar mënyrat e ndryshme të veprimit që përdorte karteli i c për të fshehur drogën.
Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal importonte çdo javë kontejnerë me fruta nga Ekuadori, ku fshiheshin sasi të konsiderueshme droge./f.s
#Nga #Ekuadori #në #Spanjë #kapen #ton #kokainë #të #fshehura #në #kontejner #Arrestohet #shqiptari #trajnuar #ushtarakisht