Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira

Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat . 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025.
Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat . 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025.
Ndërsa ligji i miratuar në seancën e sotme, parashikon hyrjen në fuqi të tatimit për të vetëpunësuarit dhe entittet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.
Në ligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi. Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%. Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%.
Gjatë seancës është mbajtur edhe interpelanca mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Deputetja demokrate akuzoi qeverinë se nuk ka treguar transparencë lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetit. Por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve dhe se çdo qytetar mund të marrë informacion.
Debate pati edhe mes Berishës dhe deputetëve socialistë Balla dhe Gogu sa i takon akuzave që ish kryeministri pati për kryebashkiakun e Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji, iroinizoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi mbi situatën ku ndodhet siguria në vend pas ngjarjeve më të fundit.
Kuvendi ka miratuar me 70 vite pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Ndërkohë është rrëzuar amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për hyrjen në fuqi të vendimit për zero taksë ndaj profesionistëve të lirë duke nisur nga 2025.
Nusret Avdulla i grupit parlamentar të PDIU (Drejtësi dhe Integritet) ka votuar pro ligjit per tatimin mbi të ardhurat