Sport

I treguan videot në Milano, Alan Shearer nuk përmbahet: “Djali im është budalla”

Shearer

Alan Shearer ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj që Anglia ka pasur ndonjëherë. Sulmuesi gjithashtu udhëhoqi Blackburn drejt triumfit duke fituar një Premier League legjendare në sezonin 1994-1995. Tashmë, Shearer është një komentator televiziv dhe i ftuar në sallone të ndryshme sportive. Vetëm se këtë herë ka marrë faqet e para të gazetave për shkak të “gafave” të djalit të tij.

Djali i Shearer është një tifoz i Newcastle dhe kështu vendosi të ndjekë skuadrën në ndeshjen prestigjioze, në transfertën e Milanos kundër kuqezinjve në Champions League. Sa keq që i riu u filmua në video të shumta duke marrë qëndrime provokuese ndaj mbështetësve të Milan, ndërsa shfaqte fanellën e tij të Magpies. Ish-sulmuesi i kombëtares së Tre Luanëve ka treguar se çfarë mendon për djalin e tij në podcast-in “The Rest is Football”.

Lexo më tej: Champions, Milan ngec pa gola në San Siro me Newcastle: Pioli humbet edhe Maignan


ÇFARË LEKSIONI PËR TË BIRIN

Ndonëse rrëfimi ishte me tone shakaje, në momentin kur pa videot, Shearer u zemërua shumë: “Gjithmonë i kam thënë të sillet mirë dhe të argëtohet me miqtë e të shijojë atmosferën. Por edhe të shmangë sjelljet idiote. E ja para jush djali im budalla me fanellën e Newcastle. E pyeta se në çfarë dreqin po luante dhe të ishte i arsyeshëm”. Fatmirësisht, Shearer junior nuk shkaktoi ndonjë dëm tjetër. Por është e sigurtë se pas kësaj sharje live ai do të sillet në mënyrë të “arsyeshme” herën tjetër.

#treguan #videot #në #Milano #Alan #Shearer #nuk #përmbahet #Djali #është #budalla

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button