Aktualitet
Përmbyset një kamion në aksin Fier-Levan

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur kthesat e liqenit. Autoboti ka qenë bosh, pa ngarkesë.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
#Përmbyset #një #kamion #në #aksin #FierLevan
Lapsi