Situata në Kosovë mbledh Lajçak, Eskobar me këshilltarët e Macron, Scholz dhe Melonit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe me këshilltarët diplomatikë të kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco M. Talo.
Në këtë takim urgjent të zhvilluar në Bruksel është biseduar për hapat e mëtejshëm të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, pasi situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.
“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, – ka shkruar Lajçak në Twitter.
Në veri të Kosovës situata është e tensionuar, pasi të dielën një grup terrorist vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa sulmi brutal i grupit terrorist është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare. ©
Intense and very substantial consultations with Chief diplomatic advisers Bonne, Plötner, Talo and DAS Escobar. We discussed the next steps in the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation and the situation in the north of Kosovo. Grateful for the full support. pic.twitter.com/UIFNVQ3IOE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2023
#Situata #në #Kosovë #mbledh #Lajçak #Eskobar #këshilltarët #Macron #Scholz #dhe #Melonit
Lapsi