Moti i keq, bllokohet një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet

Moti i keq që ka përfshirë vendin këtë të hënë ka sjellë bllokimin e disa turistëve të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet.
Sipas informacionëve mësohet se turistët janë bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku emergjencat civile në Përmet kanë ngritur alarmin dhe janë nisur në ndihmë të turistëve.
Ndërkohë shkak për bllokimin e tyre janë bërë reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati i lumit të Langaricës.
Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.
Kjo nuk eshte e pare qe shenohet ne kete zone pasi te gjithe turistet preferojne te eksplorojne zonen pa udherrefyes ndersa sinjalistika parandaluese per zonat me rrezikshmeri nuk mungon./f.s
#Moti #keq #bllokohet #një #grup #turistësh #të #huaj #në #Kanionin #Langaricës #në #Përmet