Adele nxit sërish aludimet se është martuar me Rich Paul

Adele ka nxitur së fundmi aludimet se është martuar me partnerin e saj, Rich Paul.
Këngëtarja britanike e quajti veten “gruaja” e Rich-it teksa foli para publikut. Ajo tha: “Unë nuk jam gruaja më e mirë kur bëhet fjalë për futbollin”. Komenti i Adele vjen vetëm disa javë pasi ajo iu referua Rich si “burri” i saj në një nga shfaqjet e tjera të saj të rezidencës në Las Vegas.
Këngëtarja e quajti Rich-in “burrin” e saj pasi një fans në audiencë i kërkoi të martohej me të. Ajo tha: “Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam hetero e dashur dhe burri im është këtu.”
Më pas fansi iu përgjigj: “A mund ta provojmë?” Adele u përgjigj dhe tha: “Jo, nuk dua ta provoj. Unë jam me Rich. Ti je e çmendur, më lër të qetë”.
Adele dhe Rich janë në lidhje për rreth dy vjet. Dyshja konfirmoi lidhjen e tyre në korrik 2021, pasi u fotografuan në një lojë NBA së bashku.
Adele ka folur më parë me Oprah për lidhjen e tyre , gjatë speciales Adele One Night Only 2022, ku tregoi si ajo dhe Rich u takuan. Ajo zbuloi: “E takova në një festë ditëlindjeje, ishim në pistën e kërcimit.
“Dhe pastaj u takuam disa vjet më vonë. Ne dolëm për darkë pune dhe ai tha se ishte një takim dhe unë jam si “Takim biznesi apo jo?”/
#Adele #nxit #sërish #aludimet #është #martuar #Rich #Paul
Lapsi