Sport
‘Bashkë (nuk) fitojnë’ dot as …karrigen e Safetit

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka ironizuar rezultatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës, ku nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive, koalicioni opozitar ka marrë sa gjysma e kandidatit të Partisë Socialiste.
Baze thotë me ironi se ky rezultat do ishte dhe më i keq, po të mos ishte “ndihma e madhe” që i ka dhënë Berishës bashkimi me grupin e Gazmend Bardhit dhe mos kandidimi i Bashës në Kukës.
“Bashkë (nuk) fitojnë” dot … as karrigen e Safetit.
Merre me mend sa keq do ishte, sikur të mos qe bashkuar dhe Gaz Bardhi me Doktorin.
Pale sikur të kishte kandiduar dhe Luli.
Duket që nuk u ka bërë punë bashkimi. Provoni të ndaheni nga Berisha se mund t’iu bëjë më shumë punë”, shkruan ai.
/a.r
#Bashkë #nuk #fitojnë #dot #karrigen #Safetit