AktualitetDurresi Sot

“30 persona të shoqëruar”, gazetari i njohur zbulon pistat ku po heton policia për sulmin me armë te Top Channel: U gjetën gjurmët e një personi me rekorde kriminale

Gazetari i MCN-së, Arsen Rusta, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se policia ka dy gjurmë të gjetura në automjetin e përdorur për të goditur Top Channel. Sipas tij, njëra prej gjurmëve i përket një personi me rekorde kriminale që dyshohet si pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj godinës së televizionit “Top Channel”, tre ditë më parë.

“Pista më konkrete ku policia dhe prokuroria po punojnë është ajo e një mesazhi të grupeve kriminale drejtuar medias Top Channel, për shkak të informacionit. Pista e parë, ajo e vrasjes, atentatit, për të ekzekutuar ish-vjehrrin, pra të ndjerin Pal Kola, roje në godinë, tashmë është ezauruar, pasi ish-dhënrri u ndalua nga policia e Vlorës, si personi kryesor i dyshuar. Ai u ndalua në hyrje të Vlorës, ndërsa po kthehej nga Gjirokastra.

Janë kaluar disa materiale, përfshirë edhe ato të transmetuara mbrëmë për disa kontrata koncesionare për disa porte të të vendit, janë marrë deklarimet e vetë pronarëve të medias, administratorëve dhe stafit drejtues dhe rezulton se ata nuk kanë patur kërcënime.Përveç dy shoqërimeve të para, numri i të shoqëruarve arrin në 30 persona, në qytetet, Shkodër, Lezhë, Laç, Fush-Krujë, zona e Niklës, Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Ka persona që po mbahen në vëzhgim. Ajo që kemi mundur të mësojmë është se kemi të bëjmë me dy gjurmë në bordin e automjetit. Nga profilet gjenetike të mbledhura që u përkasin janë dy gjurmë që po verifikohen në databazën e policisë dhe rezulton se për njërën gjurmë të gjetur aty, një persona ka rekorde dhe precedentë penalë.

Nga automjeti i djegur pjesërisht, janë këto gjurmë dhe në njërin automatik të gjetur ka rezultuar se është përdorur edhe në një ngjerje tjetër krminale në Shqipëri”-tha Rusta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button