Sport
Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Deri në orën 10:00 pjesëmarrja është 9.53%, nuk ka incidente!

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri në Kukës po vijon pa probleme.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 10:00 kanë votuar 9.53% e votuesve.
Deri më tani mbi pjesëmarrjen në votime kanë raportuar 61 Qendra Votimi nga 74 gjithsej.
Konkretisht nga 34 397 zgjedhës në qendrat e raportuara kanë votuar 1709 zgjedhës.
Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
/a.r
#Zgjedhjet #në #Kukës #KQZ #Deri #në #orën #pjesëmarrja #është #nuk #incidente