Life Style
Flakët në fshatin Panaja, arrestohet 56-vjeçari që ndezi zjarrin

Policia e Vlorës ka arrestuar një person ndërsa një tjetër e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për dy raste të ndryshme zjarresh.
Në pranga ka rënë M.B. 56 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në fshatin Panaja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe ambienti i jashtëm i një lokali.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 69-vjeçar me iniciale G.N., pasi ka ndezur zjarr në pyllin e fshatin Mifol, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Flakët #në #fshatin #Panaja #arrestohet #56vjeçari #që #ndezi #zjarrin