Aktualitet

Shpallet konkursi ndërkombëtar për parkun e Vjosës/ Rama: Potencial i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot shpalljen e konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama theksoi se ky projekt që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

“MIRËMËNGJES 
dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë ”, shkruan Rama.

#Shpallet #konkursi #ndërkombëtar #për #parkun #Vjosës #Rama #Potencial #jashtëzakonshëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button