Aktualitet

Pse po i ikin kandidatët Alibeajt? Nga 19 propozime, 5 firojnë

2 ditë pas skadimit të afatit në KQZ, nuk dihet ende se sa është numri i kandidatëve të regjistruar nga Partia Demokratike e drejtuar nga Enkeljed Alibeaj.

Pas mbledhjeve të gjata të fundjavës, Alibeaj mundi të dalë me një kandidatë për Tiranën, Roland Bejko. Bashkë me të kryetari në detyrë i Partisë Demokratike deklaroi se do të futet në garë edhe për të paktën 19 bashki të tjera.

Por të nesërmen e kësaj deklarate të Alibeajt, listat e kandidatëve për kryetarë bashkish, por edhe për këshilltar kanë filluar të firojnë. Janë 5 bashki, në të cilat kandidatët ose janë tërhequr ose në momentin e fundit nuk janë aprovuar nga kryesia.

Në Korçë dhe Lezhë kandidatët janë tërhequr. Gjergji Gjata u tërhoq bashkë me 40 kandidatët për këshillin bashkiak të Korçës për shkak se u ndje i tradhtuar nga lidershipi i partisë në Tiranë, ndërsa Sandër Marku në Lezhë ka vendosur të mos futet në garën e 14 majit, për shkaqe ende të paqarta.

Sakaq, Genc Doçi në Kurbin, Bujar Vreto në Librazhd, dhe Ibrahim Bruka në Vorë nuk janë aprovuar si kandidatura nga kryesia e PD edhe pse më herët ishin prezantuar si kandidatë në bashkitë përkatëse.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se tkurrja e kandidaturave të Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit pritet të vijojë edhe më tej me disa kandidatë që janë duke e rishikuar vendimin e tyre për tu futur në garën e 14 majit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button