Shëndeti
Shtyhet sërish seanca për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka: Jam i sëmurë!

Gjykata e Posaçme caktoi datën 5 tetor, ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj të akuzuarve për Inceneratorin e Elbasanit.
Ditën e sotme gjykata u njoh me mbrojtjen e “Albtech energy”, i cili theksoi se referuar bilanceve të kompanisë, pagesave, por edhe akt-ekspertimit financiar rezulton se nuk ka pasur hapësirë për abuzim.
Po sipas avokatit mbrojtës, kompania është para gjësë së gjykuar, pasi është hetuar me herët nga Prokuroria e Elbasanit, ku është pushuar.
Ndërkohë Lefter Koka, përmes avokatit, paraqiti disa akt-ekspertime që provojnë probleme shëndetësore të tij.
/a.r
#Shtyhet #sërish #seanca #për #Inceneratorin #Elbasanit #Lefter #Koka #Jam #sëmurë