Sport
Përplasen dy makina dhe një kamper në Lezhë, plagosen dy vajza. Çifti gjerman shpëton mrekullisht

Një aksidnet i trefishtë është shënuar ditën e sotme në Lezhë. Burime bëjnë me dije se në këtë aksident janë të përfshira 2 makina dhe një kamper, në të cilin ndodhej një çift gjerman.
Si pasojë e aksidentit, në spital kanë shkuar dy vajza të moshës rreth 30-vjeçe, të cilat kanë marrë fraktura të rënda në trup.
Ndërkohë që çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper janë jashtë rrezikut dhe po japin detaje në vendin e ngjarjes.
/a.r
#Përplasen #makina #dhe #një #kamper #në #Lezhë #plagosen #vajza #Çifti #gjerman #shpëton #mrekullisht