Aktualitet

Megaoperacioni “Tempulli”, arrestohet një tjetër person në kërkim (DETAJE)

Një tjetër person është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” që shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe më gjerë.

Në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale A.Sh. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg në mungesë. I riu u arrestua në rrugën “Mine Peza”. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Më kapjen e 29-vjeçarit, numri i të arrestuarve në kryeqytet në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 94 persona.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.  

/a.r

#Megaoperacioni #Tempulli #arrestohet #një #tjetër #person #në #kërkim #DETAJE

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button