Pensione private edhe në Shqipëri, projektligji miratohet në Komisionin e Ekonomisë

Projektligji për pensionet private ka marrë “dritën jeshile” edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Nisma ligjore e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare synon që t’i shtojë një kolonë të tretë sistemit aktual. Nga vetëm shtetëror dhe privat, skema do të përmbajë edhe pensionin e detyruar, një kombinim mes shtetit dhe privatit.
Sipas parashikimeve në relacionin e projekt-ligjit, kjo do të thotë që një shqiptar në marrëdhënie pune, mund të marrë tre pagesa.
Përveç sigurimeve shoqërore të mbuluara nga punëdhënësi, ai paguan gjysmën e kuotës së parave të përcaktuar në skemën e pensionit privat të detyruar, përfshirë edhe sistemin vullnetar, në moshën e daljes në pension./f.s
#Pensione #private #edhe #në #Shqipëri #projektligji #miratohet #në #Komisionin #Ekonomisë