Tech
Vangjel Dule shoqërues/ Avokatët grekë vizitojnë Belerin në burg, takojnë edhe Janullatosin

Grupi i avokatëve grekë që mbërrtën në Tiranë, ka zhvilluar një vizitë në burgun e Durrësit, ku janë takuar me Fredi Belerin.
Një grup nga Dhoma e Avokatisë Greke mbërriti në Tiranë për të denoncuar shkeljet që sipas tyre janë bërë gjatë procesit të arrestimit dhe mbajtjes në burg të Belerit.
Të kryesuar nga presidenti i Dhomës së Avokatëve grekë, Dimitris Vervessos dhe të shoqëruar nga Vangjel Dule, ata kanë vizituar në burg Belerin si dhe janë takuar me kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse në Tiranë, Anastas Janullatos.
Më herët, ata kanë takuar edhe ambasadoren greke në Tiranë, Kostandina Kamitis./m.j
#Vangjel #Dule #shoqërues #Avokatët #grekë #vizitojnë #Belerin #në #burg #takojnë #edhe #Janullatosin