Life Style

PD drejtoi Kukësin 25 vite, Berisha kujtohet dhe u premton programin e Ramës: Do ndërtojmë një politikë për të nxitur turizmin

Pas 25 vitesh që PD ka drejtuar Bashkinë Kukës, Sali Berisha është kujtuar për turizmin në këtë zonë. Mbi të gjtiha, duke kopjuar atë që tashmë po ndodh në Kukës me ngritjen e bujtinave në zonat malore etj.

Nga takimi me biznesmenë në Kukës, ai është shprehur se PD-ja do të ndërtojë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se do të bëjnë çdo gjë që pemtarinë dhe bujqësinë e blegtorinë, t’i subvencionojmë teksa ka shtuar se sipas tij, ato po shkojnë drejt shkatërrimit.

Sali Berisha: Po e përsëris, bëmë një ligj në vitin 2013, ku përjshtuam tetë vite nga taksat të gjithë ata që investojnë në turizmin malor. Në atë kohë dhe në vazhdim, vendosëm të ndërtojmë të gjitha rrugët që të çojnë drejt zonave turistike malore, nga Çajupi deri në Valbonë, Theth e Tamarë. Në mënyrë armiqësore, akti i parë, qeveria e Edi Rramës anuloi atë ligj. Po tani të shkosh të investosh te Kroi i Bardhë, që është një nga zonat më mahnitëse, kostoja e investimit është 50 për qind më e lartë se në Kukës dhe 100 për qind më e lartë se në Durrës. Ne nuk e bëmë për bujari atë ligj, por ata që shkojnë dhe investojnë atje, duhet t’u japësh një kohë të nxjerrin fitimin dhe pas tetë vitesh të paguajnë taksat. U hoq ai ligj dhe u zëvendësua me ligjin e investimeve strategjike, le ta quajmë Ligjin Gjoka, ky bandit që ka marrë titullin e investitorit strategjik në Velipojë. Shumë nga investitorët strategjikë të Ramës janë Pëllumb Gjoka të tjerë, marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë, 300 mijë euro. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë në Velipojë, e vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Edi Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet dhe ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogën, kurse këtu, të gjithia këto mrekulli të vërteta të natyrës, mbeten në një kohë tmerrësisht të ngadaltë, me investime shumë të rralla, pavarësisht se rruga ka shkuar.

/a.r

#drejtoi #Kukësin #vite #Berisha #kujtohet #dhe #premton #programin #Ramës #ndërtojmë #një #politikë #për #të #nxitur #turizmin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button