Aktualitet

VIDEO/ 3-vjeçari keqtrajtohet nga edukatoret në një çerdhe të Kosovës

Opinioni publik është tronditur nga një episod i rëndë në Fushë – Kosovë, ku raportohet se një i mitur vetëm tre vjeç është dhunuar nga edukatoret. Mediat kosovare kanë publikuar disa foto të siguruara nga familjarët e të miturit, ku shihen mjaft qartë krahët e 3-vjeçarit, që janë me shenja nxirjeje.

Mësohet se, aktualisht vogëlushi ndodhet pranë familjarëve, të cilët denoncuan se fëmija ka pësuar trauma psikike si pasojë e dhunës barbare nga edukatoret. Lidhur me rastin, mediat e Kosovës shkruajnë se, kanë provuar të marrin dëshminë e drejtoreshës së kopshtit “Gëzimi ynë”, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani.

Një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore. Ai ka publikuar pamje, ku shihej se fëmijë tërhiqej zvarrë e më pas goditej pa mëshirë nga tre edukatoret. Për arsye hetimore identiteti i këtyre të fundit nuk është bërë ende me dije, ndërsa mësohet se policia ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte pranë ambienteve të kopshtit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci ku dënon ashpër dhunën dhe shkruan se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar. ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve. Videoja ku shihej si i mituri dhunohej nga edukatoret u publikua nga qytetari Fatos Geci, pasi ai ishte nipi i tij 3-vjeç.

Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija. Familjarët kanë kërkuar  nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, pasi 3-vjeçari, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike. Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.”

Reagimi i ministres së Arsimit, Arbërie Ngavci

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë duke e trajtuar rastin e 3-vjeçarit, i cili dyshohet se është rrahur në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express. Kjo pas publikimit të videove nga familjarët e 3-vjeçarit, ku shihet duke u tërhequr zvarrë nga eduktaroret e kopshtit. E hetimet në këtë kopsht, Policia është duke i kryer në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, për Express ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera deri në përfundimin e fazës fillestare të hetimit.

“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë ajo./f.s

#VIDEO #3vjeçari #keqtrajtohet #nga #edukatoret #në #një #çerdhe #të #Kosovës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button