Aktualitet

Zjarri në pallatin 10-katësh/ Policia e referon si aksidental, ende s’ka ekspertizën e materialin e fasadës

Policia e Tiranës e ka referuar si aksidental në prokurori zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nesharakut megjithatë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen vijojnë. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, nga blutë bëjnë me dije se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu edhe ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj.

Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, derisa deri në daljen përfundimtare të ekspertizës duhen edhe disa ditë, megjithatë burime bëjnë me dije se vijohet me të njëjtin rezultat, shkak mbinxehja e kondicionerit.

Megjithëse hetimet vijojnë, zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë, dyshohet ta ketë shkaktuar instalimi jashtë standardeve i një kondicioneri në apartamentin e katit të 9.

Zjarri është përhapur me shpejtësi prej një materiali të djegshëm që është përdorur nga ndërtuesi në fasadën e pallatit, e cila siç ekspertët thanë në Report Tv, ka përzierje me nënprodukte të naftës, që kanë favorizuar flakët.

4 apartamente u dogjën krejtësisht në pallatin që u përfshi nga flakët mesditën e 14 shtatorit, ndërsa 12 të tjerë pësuan dëmtime të pjesshme. Pallati 10-katësh i përfunduar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mhillaj, kishte një sistem jo funksional për mbrojtjen ndaj zjarrit, pasi nuk kishte rrjet të pavarur për furnizimin me energji elektrike. Kjo do të kishte lehtësuar punën e forcave zjarrfikëse për tu furnizuar të paktën me ujë.

/f.s

#Zjarri #në #pallatin #10katësh #Policia #referon #aksidental #ende #ska #ekspertizën #materialin #fasadës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button