Aktualitet

Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Kujtim Vranici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kujtim Vranicin.

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pine, në përfundim të procesit rivlerësimit të figurës, pasurisë dhe profesionalizmit të gjyqtarit të Tiranës, Vranici, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.

Kujtim Vranici e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

/a.r

#Vetingu #KPK #konfirmon #në #detyrë #gjyqtarin #Kujtim #Vranici

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button