Video/ Hila e Doka fundosin Kukësin: supergoli në shtesë i Beshiraj nuk shpëton Nicvën ndaj Tiranës

Përsëri në krye, edhe pas javës së katër të Superiores. Tirana ka triumfuar përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2. Humbja e dytë radhazi për Nicën dhe veri-lindorët mbeten të fundit me 0 pikë. Bardhelutë ndërkohë ngjiten në kuotën 10 falë golave nga Hila e Doka. Shënoi shumë vonë Beshiraj që Kukësi të shpresonte për më shumë se një humbje e ngushtë.
Pjesa e parë në Kukës Arena nuk ishte aspak emocionuese, me skuadrat që pothuaj nuk impenjuan asnjëherë portierët. Najdovski, edhe pse me detyrimin të shlyer, ishte në pankinë. Treshja ofensive e Shehit nuk bëri shumë, me teknikun që duhet të mendonte për të ndryshuar gjërat pas rifillimit.
E në fakt, Hila ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë në minutën e 52’, duke shfrytëzuar një top që mbeti në zonë. Kukësi nuk dukej se kishte forcë të reagonte, edhe pse mundohej të bënte dicka me Beshiraj e Salamin. Tirana kontrolloi, mbajti mirë fushë dhe goditi në minutën e 82’. Doka dyfishoi rezultatin, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.
Lexo më tej: Video/ Gafë skandaloze, Rexhepi fundos Dinamon e teknikun Di Biaggio: Erzeni merr fitoren e parë sezonale
Vetëm se 5 minutat shtesë të akorduara nga Myrtja u bënë 7 në fushë dhe vetëm atëherë Mario Beshiraj realizoi një supergol. Lika u detyrua të kapitullonte, por goli nuk ndryshoi verdiktin e fushës. Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e parë me 10 pikë. Ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar në katër javë.
#Video #Hila #Doka #fundosin #Kukësin #supergoli #në #shtesë #Beshiraj #nuk #shpëton #Nicvën #ndaj #Tiranës
Lapsi