Mandati i Arben Ahmetajt, zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PS

Beldi Çuçi mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimit mes deputetëve socialistë kanë qenë shqetësimit e konstatuara prej tyre në terren dhe zonat ku ata janë të deleguar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë ngritur si problem çështjen e Kadastrës, investime në infrastruktura në disa zona si dhe çështja e pensioneve që është shumë e ulët.
Një tjetër temë diskutimi ka qenë edhe çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas deputetëve, Ahmetaj ka ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit./f.s
#Mandati #Arben #Ahmetajt #zbardhen #diskutimet #në #mbledhjen #grupit #të