Aktualitet
Kafe me alkool, shpikja më e re e Kinës që po ‘trondit’ botën

Kafe me alkool, është kjo shpikja më e re kineze. Vetëm në ditën e parë të hedhjes në treg të pijes, raportohet se mbi 5 milionë kinezë e konsumuan atë.
E quajtur “Moutai Latte”, kafeja me alkool ka ngjallur kuriozitet në mbarë botën. Kjo pije është produkt i një rrjeti relativisht i ri kinez i kafeneve, “Luckin Coffee”, i themeluar në vitin 2017.
Kafeja e Luckin është e mbushur me Moutai , që është pija kombëtare e Kinës. Ajo është një pije e fortë, pa ngjyrë që zakonisht shërbehet në Kinë.
Ata që e kanë provuar thonë se shija dhe aroma e saj janë të ngjashme me salcën e sojës. Një kafe me alkool kushton 5 euro.
/a.r
#Kafe #alkool #shpikja #më #Kinës #që #trondit #botën