Life Style

VIDEO/ Gjyqi i Belerit, qytetari i revoltuar i drejtohet ambasadores greke: Turp, po mbroni një kriminel

Një qytetar ka protestuar i vetëm këtë të hënë në Apelin e GJKKO teksa po mbahej seanca e Fredi Belerit.

Në video tregohet momenti kur qytetari i thotë ambasadores greke se po mbrojnë një vrasës.

“Jeni kriminelë, ai është një vrasës. Ai është vrasës, turp t’i vijë”- tha qytetari.

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sërish kërkesën e Fredi Belerit për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Beleri kërkoi lirinë duke insistuar duhet të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por Apeli i GJKKO e la në burg. E pranishme në gjykatë ishte është edhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe Vangjel Dule.

#VIDEO #Gjyqi #Belerit #qytetari #revoltuar #drejtohet #ambasadores #greke #Turp #mbroni #një #kriminel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button