Operacioni “Tempulli”, shkon në 91 numri i të prangosurve në Tiranë, 19-vjeçari bie në kurthin e Policisë sapo zbret nga avioni

Një tjetër person i shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit antidrogë “Tempulli” gjatë javës së kaluar, është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale L.N. Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative për 19-vjeçarin që do të udhëtonte drejt Shqipërisë dhe sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit është prangos.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më arrestimin e 19-vjeçarit ka shkuar në 91 numri i personave të arrestuar në Tiranë.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
/a.r
#Operacioni #Tempulli #shkon #në #numri #të #prangosurve #në #Tiranë #19vjeçari #bie #në #kurthin #Policisë #sapo #zbret #nga #avioni