Tech

Defekt në bombolën e gazit, zjarr në një shtëpi në Tiranë

Në një banesë private në lagjen “Misto Mame” në Tiranë ka rënë zjarr. Shkak dyshohet një defekt në bombolën e gazit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për fikjen e zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

#Defekt #në #bombolën #gazit #zjarr #në #një #shtëpi #në #Tiranë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button