Sport

Drejtuesit e Milan në dhomat e zhveshjes, Pioli: “Asnjë ndjesë tifozëve, se mos humbëm me dashje”

Pioli

Milan doli me kocka të thyera nga derbi i parë sezonal kundër Inter, me një 1-5 që nuk lejon replika në një sfidë asnjëherë në diskutim. “Pësuam golat në momentin kur dukej se mund t’i rregullonim gjërat. Goli i dytë ishte i keq për mënyrën si e pësuam – komentoi tekniku Stefano Pioli – por e gjithë ndeshja ishte kështu. 3-1 na preu këmbët dhe këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Është e trishtueshme të humbasësh derbin në këtë mënyrë, por Interi ishte më efektiv dhe më dinak se ne. Kjo është diferenca që ekzistonte në këtë ndeshje”. Më pas në konferencë Pioli nuk ngurroi të jepte deklaratën që shkaktoi diskutim: “Të kërkoj falje? E përse duhet? Se mos humbëm me qëllim, ne bëmë gjithçka për të fituar por ata ishin më të fortë. Nuk është e këndshme të humbasësh një derbi, por do të përpiqemi të bëjmë më mirë”. Në fund të ndeshjes drejtuesit zbritën në dhomat e zhveshjes për të analizuar humbjen e rëndë.

“Duhet të punojmë shumë për të kuptuar situatat në të cilat nuk kemi qenë efektivë. Por duhet të vazhdojmë rrugën tonë sepse duke ndryshuar kaq shumë është normale të kemi vështirësi. Do të mbaj 70 minutat, por 15 të fundit janë për tu fshirë sepse duhet të jemi skuadër deri në fund”.

Lexo më tej: Mkhitaryan, armeni që shkatërroi Milan: “Ne tullat e një muri, duam yllin e dytë”


Interi zhbllokoi ndeshjen pas 5 minutash me Mkhitaryan: “Nuk do të komentoj episodet e arbitrimit. Ata fituan sepse ishin më të mirë se ne. Është normale të flasim për impaktin, por pas katër minutash në të cilat ne ishim të vetmit që mbajtëm topin, ata gjetën golin në rastin e parë. Aty u treguan më dinak”.

CHAMPIONS TE PORTA

Të martën vjen Champions League dhe ndeshja kundër Neëcastle: “Nuk do të ketë pasoja. Kam një ekip të pjekur dhe do të analizojmë se çfarë kemi gabuar për të bërë më mirën të martën. Nga pikëpamja mendore nuk do të kemi probleme, por padyshim që na vjen shumë keq për tifozët. E Neëcastle do të na sjellë probleme pavarësisht nga derbi. Kjo është një humbje që do të na ndihmojë të rritemi.”

MILAN, DREJTUESIT NË DHOMAT E ZHVESHJES

Një 1-5 që i ka shkaktuar dhimbje të mëdha Milan. E në fakt, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, drejtuesit e kuqezinjve të përfaqësuar nga Furlani dhe Moncada zbritën në dhomat e zhveshjes për të biseduar me teknikun Pioli dhe lojtarët, për të analizuar humbjen.

#Drejtuesit #Milan #në #dhomat #zhveshjes #Pioli #Asnjë #ndjesë #tifozëve #mos #humbëm #dashje

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button