Shëndeti

Megaoperacioni “Brezi i gjelbër”/ Arrestohet i shumëkërkuari në Sarandë

Një 36-vjeçar i cili ishte në kërkim është kapur nga Policia e Sarandës.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi i cili trafikonte lëndë narkotike përmes kufirit të gjelbër me Greqinë. Megaoperacioni antidrogë i koduar “Brezi i Gjelbër” është zhvilluar në vitin 2019.

“Në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar shtetasit A. L., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.d

#Megaoperacioni #Brezi #gjelbër #Arrestohet #shumëkërkuari #në #Sarandë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button