Sport

Video/ Hummels-Reus, Dortmund parakalon Freiburg në fund: ja rezultatet në Bundesligë

Hummels

Në raundin e katërt të Bundesligës, buzëqesh Borussia Dortmund. Verdhezinjtë marrin më të mirën në fund, duke u imponuar 4-2 ndaj Freiburg falë golave të Hummels (dygolësh) dhe Reus. Në ndeshjt e tjera, fiton dhe bind Leipzig. Sukses 3-0 ndaj Augsburg falë golave të Simons, Openda dhe Raum. Jashtë fushës fitojnë (të dyja 3-1) Hoffenheim (ndaj Koln) dhe Stuttgart (ndaj Mainz). Ndërsa Wolfsburg arriti të mundë Union Berlin 2-1.

FREIBURG – BORUSSIA DORTMUND 2-4

Pas dy barazimeve radhazi, Borussia Dortmund i rikthehet fitores. Verdhezinjtë fitojnë me përmbysje 4-2 ndaj Freiburg. Bardhezinjtë e nisën fuqishëm, por ishin miqtë ata që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11′ nga një goditje standarde. Krosim perfekt nga këndi i Brandt për goditjen me kokë, pothuajse nga vendi, të Mats Hummels, që shënoi golin e 1-0. Skuadra e Streich nuk u dorëzua, duke vazhduar të menaxhojë topin në kërkim të barazimit 1-1. Goli i barazimit erdhi në kohën shtesë. Holer shënoi me kokë në minutën e 47′ në krosimin e Vincenzo Grifo. Dortmund u shua në minutat e mbetura, duke pësuar edhe 2-1 e Hofler vetëm pak çaste para fishkëllimës së fundit.

Terzic hodhi në fushë Fullkrug në përpjekje për të rritur peshën sulmuese të Borussia. Ish-sulmuesi i Werder Bremen ishte menjëherë vendimtar. Asist për Malen në minutën e 60′, me holandezin që barazoi 2-2. Në minutën e 83′ erdhi episodi që ndryshoi ndeshjen. Përjashtim direkt (pas kontrollit VAR) për Nicolas Hofler dhe Freiburg që mbeti numerikisht inferior. Verdhezinjtë përfituan pesë minuta më vonë, duke gjetur 3-2 falë një dygolëshi personal të Mats Hummels. Në fund kishte vend edhe për Marco Reus, i cili në minutën e 93′ siguroi rezultatin 4-2 me asistin e Wolf. Fiton e vuan Borussia Dortmund, por ngjitet në pozicionet e renditjes, me 8 pikë, dy më shumë se Freiburgut.



Bundesliga Germany

FC Cologne 1-3 Hoffenheim
Freiburg 2-4 Borussia Dortmund
Mainz 1-3 VfB Stuttgart
RB Leipzig 3-0 Augsburg
Wolfsburg 2-1 Union Berlin

#Video #HummelsReus #Dortmund #parakalon #Freiburg #në #fund #rezultatet #në #Bundesligë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button