VIDEO| Pamjet që u bënë virale, ekipi i medias së Kim Jong Un rrezikon të humbasë trenin

Ekipi personal i medias së udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ishin gati për ta humbur trenin që po largohej nga Rusia. Pamjet qesharake u kapën teksa treni luksoz i blinduar u largua nga stacioni në Komsomolsk-on-Amurand dhe u nis drejt Vladivostok.
Dy burrat të cilët ishin nga ekipi i medias po vraponin në siklet për të hipur në bordin e trenit të Jong-un pas vizitës njëjavëshe që pati ky i fundit në shtetin rus. Në anën tjetër, dy zyrtarë rusë Mikhail Degtyarev, guvernatori i rajonit të Khabarovsk dhe Alexander Zhornik, kryebashkiak i Komsomolsk-on-Amur, u panë duke duartrokitur Jong-un në stilin sovjetik, ndërsa treni i tij po dilte nga stacioni.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka qenë në Rusi gjatë një vizite njëjavëshe, ku u takua gjithashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
#VIDEO #Pamjet #që #bënë #virale #ekipi #medias #së #Kim #Jong #rrezikon #të #humbasë #trenin