Aktualitet

Kryeministri Rama në Shkup, takohet me homologun Kovaçevski

Maqedonia e Veriut është shteti i parë ku Kryeministri Edi Rama nisi turin e vizitave në Ballkan. Kreu i qeverisë u prit në aeroportin e Shkupit nga zv/Kryeministri Artan Grubi.

Më pas, u takua me Kryeministrin Kovaçevski në selinë e qeverisë.

Sipas axhendës, parashikohet një takim kokë më kokë i Ramës me Kryeministrin Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Rama-Kovaçevski.

Pas takimit mes delegacioneve është parashikuar drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

/a.r

#Kryeministri #Rama #në #Shkup #takohet #homologun #Kovaçevski

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button