Tech
I vihet eksploziv ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, zbulohet pa shpërthyer
Një sasi lëndë plasëse i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, mes 5 – 6 korrikut. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të dyshuar si lëndë eksplozivi në këto godina në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, të cilat i kishte kthyer në biznes.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
/f.stafa
#vihet #eksploziv #ishmagazinave #të #grumbullimit #në #Mamurras #zbulohet #shpërthyer