Aktualitet

Komisionerja e BE-së filmohet duke thurur me shtiza gjatë fjalimit të Von der Leyen

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, u filmua duke thurur me shtiza gjatë fjalimit vjetor për situatën e Bashkimit Europian nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, të mërkurën.

Ndonëse dashuria e Johansson-it për thurjen me shtiza nuk është e re, një veprim i tillë gjatë një fjalimi vendimtar, shkaktoi polemika për nivelin e angazhimit midis komisionerëve të BE-së.

Ish-deputeti i Parlamentit Evropian, Nigel Farage, komentoi incidentin në X, i njohur më parë si Twitter.

“Edhe vetë komisionerët e BE-së së Ursula von der Leyen janë të mërzitur për vdekje me atë që ajo ka për të thënë!”, tha ai.

Kurrë nuk kishte ndodhur që ajo të bënte një gjë të tillë, gjatë kohës kur fliste shefja e saj.

Në vitin 2020, ajo u shpreh në rrjetet sociale se u kishte dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me shtiza.

Gjatë fjalimit të saj, von der Leyen diskutoi disa tema, duke përfshirë Ukrainën, ndryshimin e klimës, Kinën, migrimin e parregullt dhe zgjerimin e BE-së./f.s

/f.s

#Komisionerja #BEsë #filmohet #duke #thurur #shtiza #gjatë #fjalimit #të #Von #der #Leyen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button