DEBATI/ Berisha: Spiropali vuan nga zilia falike që u ndodh vajzave! Ministrja: Je monument i gjallë i turpit

Sali Berisha është përplasur në Kuvend me ministren Elisa Spiropali. Berisha fyeu ministren Spiropali për të cilën tha se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”.
Debati
Berisha: Meqenëse po shkruan po i them dy fjalë Elisës. Ke përdorur një term jo të fisshëm, por ti do që unë të bie në vulgaritet. Zhvillimi psiko seksual te njerëzit kalon në 5 stade, stadi i 3 është stadi falik. Disa mbeten dhe disave u mbetet kompleksi i edipit dhe këtu është Edi Rama. Ky kompleks i stadit të tretë kalon edhe te vajzat. Frojdi e quan këtë “zilia falike te vajzat”. S’kam çtë them tjetër, çohu në këmbë…
Nikolla: Ndërpritet fjala. Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj vajzave dhe grave.
Spiropali: Kush të mori me qira sot? Kanë filluar të marrin me qira tani. Të hedhin edhe ndonjë kocë këtej e andej gardhit për tu marrë me njerin dhe tjetrin. Ta kuptoj moshën dhe hallin. është e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte mbyllur me turp sot, del në foltore dhe përmend problemet e tij të rënda. Me që fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, ti që sulmon ata që nuk të japin favore, unë për ty kam vetëm dy fjalë: më vjen keq për katandisjen tënde. Ke qenë kryeministër dhe nga kryeministër snajperist, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin, do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga cdo moral. Ku humbur Sali. e di që të ka mbetur në fyt kocka e Shkodrës.
/f.s
#DEBATI #Berisha #Spiropali #vuan #nga #zilia #falike #që #ndodh #vajzave #Ministrja #monument #gjallë #turpit