Kreu manovra të rrezikshme me automjet, procedohet një tjetër “pilot” në Dibër

Njoftim i Policisë Dibër
Shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë gjatë patrullimit në zonë për garantimin e rendit dhe qetësinë publike, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit kryente manovra të rrezikshme në qendër të Maqellarës, duke u bërë burim aksidenti, menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë ndalimin e mjetit që drejtohej nga shtetasi P.D. 27 vjeç.
27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për dhënien e dokumentacionit të mjetit dhe si rezultat është bërë shoqërimi i tij në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P.D., 27 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” , “Mosbindje ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë”.
Gjithashtu specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër, e ndëshkuan me masë administrative me vlerë 48 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.
#Kreu #manovra #të #rrezikshme #automjet #procedohet #një #tjetër #pilot #në #Dibër