Sport

4.8 mln euro grante për INSTAT, Soreca: Censi i rëndësishëm për negociatat me BE

Instituti i Statistikave (INSTAT) në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë do të bëjë të mundur mbledhjen e të dhënave për numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë në vend, një proces që nis më 18 Shtator dhe që do të zgjasë 6 javë.

I pranishëm në konferencën hapëse të censit të popullsisë dhe banesave këtë të mërkurë, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca tha se ky proces është i rëndësishëm edhe për negociatat me BE. Kjo sipas tij është edhe arsyeja përse BE së bashku me disa vende të tjera anëtarë kanë partneritet me INSTAT prej vitesh, ndërsa për censin në fjalë ka mobilizuar 4.8 milionë euro në grante.

 

“Ky cens dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemit statistikor në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm edhe në kontekstin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Nuk është rastësi që kapitulli që përfshin statistikat, përfshihet në grupkapitujt thelbësorë. Për shembull në BE duhet ditur sesa vota anëtarësie ka një shtet në BE dhe gjithashtu edhe të bëhet një dallim i mirë midis rajoneve për të identifikuar nevojat për mbështetje financiare të BE-së. Gjithashtu, të dhënat e censit janë pjesë e shumë aspekteve të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë. Politikat e BE mbështeten në të dhëna të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe të krahasueshme. Natyrisht BE ka ndërmarrë hapa thelbësorë për të harmonizuar alternativat e censeve që të sigurohet që të dhënat të jenë drejtpërdrejtë të krahasueshme”.

“Ndërkohë që Shqipëria vjen gjithmonë e më afër anëtarësimit në BE, sot më shumë se kurrë është thelbësore vendi të prodhojë të dhëna të censit që përputhen me këto standarde. Kjo është arsyeja përse BE së bashku me disa shtete anëtare ka krijuar partneritet me INSTAT prej shumë vitesh. Për këtë cens në fjalë kemi mobilizuar 4.8 milionë euro në grante për INSTAT. Gjithashtu edhe kemi pasur mbështetjen nga Suedia, Zvicra dhe familja e OKB, nga fondi për popullsinë”.

/a.r

#mln #euro #grante #për #INSTAT #Soreca #Censi #rëndësishëm #për #negociatat

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button