Aktualitet
Ardian Krasniqi triumfon në luftën për titullin interkontinental të WBO-së

Ardian Krasniqi ka triumfuar ndaj afrikanit Saul Ivan Male.
Nipi i Luan Krasniqit triumfoi me nokaut në ndeshjen e vlefshme për titullin interkontinental të WBO-së, transmeton Sport.
Ndeshja u zhvillua në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Kjo është fitorja e 10-të me nokaut në po aq meçe për boksierin nga Juniku, Ardian Krasniqi.
Fitore sonte siguruan edhe Eris Bajra dhe Altin Zogaj.
/ Sport/
#Ardian #Krasniqi #triumfon #në #luftën #për #titullin #interkontinental #të #WBOsë
gazetablic.com