Aktualitet
Policia kërkon ndihmë për identifikim të personit të dyshuar
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes që ka ndodhur në maj të vitit 2024 në Lipjan.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kumtesën e policisë.
#Policia #kërkon #ndihmë #për #identifikim #të #personit #të #dyshuar
gazetablic.com