Aktualitet

Punonjësit e fasonerisë në Progradec dalin në protestë: Ende s’kemi marrë pagën e gushtit

Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga punonjësit e një fasonerie  në qytetin e Pogradecit.

Ata pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.

Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale.

Përfaqësues të subjektit të fasonerisë i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i punës së tyre në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.

/f.s

#Punonjësit #fasonerisë #në #Progradec #dalin #në #protestë #Ende #skemi #marrë #pagën #gushtit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button